Huthët godasin për herë të dytë rrokaqiellin më të lartë të Riadit (VIDEO)

24 Nëntor 2026 | 20:17

Rebelët Huthi të Jemenit goditën sot rrokaqiellin më të lartë në Riad të Arabisë Saudite për herë të dytë brenda një jave, duke plagosur të paktën 11 persona, thanë autoritetet saudite.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile të mbretërisë konfirmoi numrin e të plagosurve dhe publikoi një foto të rrokaqiellit ikonik, ku ndodhet fondi shtetëror i investimeve, duke treguar dëmet në fasadën e ndërtesës.

I njëjti rrokaqiell u shënjestrua nga Houthi-t të enjten e kaluar , duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër rebelëve Huthi, njoftoi më herët sot se një rrokaqiell në qendrën financiare të Riadit ishte cak i një “sulmi terrorist”.

Rebelët pro-iranianë Huthi – të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit perëndimor, përfshirë kryeqytetin Sanaa – ndërmarrin sulme pothuajse të përditshme kundër Arabisë Saudite, duke synuar aeroportet, objektet e naftës dhe ndërtesat e zyrave.

Përshkallëzimi i sulmeve ka çuar në anulimin e shumë fluturimeve ndërkombëtare për në Riad, ndërsa i ka detyruar autoritetet saudite të shtyjnë Kupën Aziatike të këtij viti (Kupa Aziatike AFC) për në dhjetor 2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Senati amerikan heton JD Vance për kontratat e naftës venezueliane

Një komitet i Senatit amerikan ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse zëvendëspresidenti JD Vance ka ndikuar në dhënien e një kontrate fitimprurëse për tregtimin...
20:04 | 24/11/2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

Barcelona do të jetë pa yllin e saj Lamine Yamal në ndeshjen e së mërkurës kundër Sabahut në Ligën e Kampionëve, por mesfushori Frenkie de...
19:32 | 24/11/2026

Shpërthim me makinë-bombë pranë selisë së qeverisë në Kolumbi, plagosen 23 persona

Një shpërthim i fuqishëm me makinë-bombë ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, pranë selisë së qeverisë rajonale të Departamentit të Metës. Si pasojë e...
19:25 | 24/11/2026