
Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Prej 178 ditësh, protestuesit vijojnë qëndresën e tyre, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Qytetarët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe marshimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa 28 nëntori shihet si një moment me rëndësi.