Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, vetëm pak kohë pas plagosjes me thikë të punonjësit të një fast-food-i nga një 17-vjeçar. Këtë herë, një person është filmuar duke lëvizur me thikë në dorë në hyrje të pedonales së qytetit, pranë zonës ku ndodhi edhe plagosja e mëparshme. Pamjet tregojnë personin duke mbajtur mjetin prerës në një hapësirë publike dhe mjaft të frekuentuar nga qytetarët. Episodi ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë zonë, veçanërisht pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak më herët.