Presidenti i Galatasaray, Ozbek: Netanyahu denoncoi tifozët tanë për parrullën pro/Palestinë
Galatasaray mori një fitore të rëndësishme në raundin e pestë të Fazës së Ligës në Champions League. Në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll skuadra turke mundi Aston Villan me rezultatin 1-0 ku vendimtar rezultoi Deniz Gul.
Në pjesën e parë, Aston Villa krijoi shanse shënimi në fazat e para të lojës dhe u duk e mirëorganizuar taktikisht dhe nuk u shqetësua nga presingu i Galatasaray me këtë të fundit që pati më pak mundësi shënimi dhe kështu pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola 0-0.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 78 dhe ishte Galatasaray ai që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Deniz Gul duke marrë avantazhin 1-0 në rezultat që mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit me Galatasaray që e sheh veten në vendin e 13 me 9 pikë, po aq sa edhe Aston Villa.
Fitore shënoi edhe Bodo/Glimt që mposhti LASK Linz me rezultatin 1-0, një fitore kjo që erdhi në sekondat e fundit të takimit. Bodo/Glimt e qarkulloi më shumë topin, por të dyja skuadrat e kishin të vështirë të krijonin shanse të pastra shënimi. Norvegjezët e patën të vështirë të çanin murin mbrojtës të krijuar nga austriakët të cilët nga ana e tyre tentonin t’i shkaktonin dëme Bodo/Glimt përmes kundërsulmeve.
U duk se gjërat nuk do të ndryshonin as në pjesën e dytë dhe ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, por në minutat shtesë Bodo/Glimt shënoi golin e fitores së kësaj sfide me Helmersen duke marrë 3 pikë që e ngjisin atë në vendin e 16 për momentin në kuotën e 7 pikëve
Top Channel