Partia Demokratike ka mbajtur pasditen e sotme në Durrës Foltoren e Ripërtëritjes, ku nuk ka munguar një incident me ndërprerjen e energjisë.
Gjatë fjalës së një të reje, salla u zhyt në errësirë për disa sekonda; demokratët e pranishëm reaguan duke ndezur blicat e telefonave derisa ndriçimi u rivendos.
Të lidhura
None found
Më pas, Foltorja vijoi pa ndërprerje, ndërsa Partia Demokratike tashmë ka nisur punën për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.








