Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, me këtë vendim, mbetet në fuqi sekuestroja e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme dhe e konfirmuar nga Apeli i Posaçëm.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Ato përfshijnë llogari bankare me shuma të ndryshme parash, apartamente dhe aksione në disa kompani.

Jamarbër Malltezi po gjykohet në këtë dosje për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrimi i parave”.