Vendosni fjalën kyçe....

Rexhino Çekrezi zgjidhet zv.president i Dhomës Amerikane të Tregtisë


Rexhino Çekrezi është zgjedhur zv.president i Dhomës Amerikane të Tregtisë për dy vitet e ardhshme. Çekrezi e nis detyrën me një vizion të qartë: “Më shumë biznes me Amerikën, nga një Panair i Biznesit Amerikan në Tiranë deri te një delegacion në SelectUSA, dhe një Dhomë që mbron me vendosmëri konkurrencën e ndershme. Të dialogosh nuk do të thotë të pranosh gjithçka,” u shpreh Çekrezi para votimit.

Besimi ndaj Çekrezit është rritur ndjeshëm në krahasim me mandatin e parë, kur ai u zgjodh me 110 vota pro. Këtë herë, 45 anëtarë më shumë të Dhomës mbështetën rizgjedhjen e tij, duke e çuar numrin e votave në 155 pro. Ky rezultat konfirmon mbështetjen e anëtarësisë për të vijuar përfaqësimin e Dhomës dhe për të çuar përpara projektet dhe nismat e nisura, shkruan Weblajm.

Sipërmarrës i formuar në Utrecht dhe në Imperial College London, Çekrezi drejton nismat e riciklimit në Çekrezi Metal dhe është bashkëthemelues i Trifolium, duke bashkuar ekonominë reale me inovacionin.