• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

by A. Q
24/11/2026 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frok Çupi ka komentuar në “News Line” në ABC News përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Gjatë diskutimit, Çupi u shpreh se përjashtimet nga grupet parlamentare në Shqipëri kanë ndodhur që prej viteve ’90, duke pretenduar se mbi 50 deputetë janë përjashtuar ndër vite dhe se vendimet nuk kanë qenë të lidhura me çështje ligjore apo korrupsion, por me përplasjet për pushtetin.

Duke komentuar konkretisht rastin e Spiropalit, analisti deklaroi se veprimet e saj kanë qenë të një natyre më të gjerë dhe se, sipas tij, kanë goditur rendin kushtetues. Ai vlerësoi gjithashtu se vendimi i grupit parlamentar tregon se Partia Socialiste nuk është e gatshme të ndalojë veprimet e saj për shkak të interesave të pushtetit, por po i jep përparësi funksionimit të shtetit dhe zbatimit të ligjit.

Çupi iu referua edhe qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për SPAK-un, duke theksuar se askush nuk duhet të mbrohet përpara drejtësisë, pavarësisht pozicionit politik.

Më tej u shpreh në mënyrë kritike ndaj Spiropalit, duke deklaruar se ajo ka marrë gjithçka, por nuk ka dhënë asgjë në këmbim.

“Në Shqipëri janë përjashtuar nga grupet parlamentare që nga vitet ’90. Mbi 50 deputetë dhe e dëshmojnë statistika dhe asnjë nuk është përjashtuar për shkaqe ligjore, të korrupsionit…Por sepse dikush ka menduar se po na merret pushteti. Vepra e Spiropalit është një vepër shumë e gjerë, ajo ka goditur me mjete të tjera, ka goditur rendin kushtetues. Vendimi i grupit Parlamentar bazohet mbi këto, por ajo që të bën përshtypje është një gjë që në teorinë e shtet-formimit është pozitive dhe ky është fakti që PS para një krimi të tillë që tashmë është në duar të ligjit, nuk është ndalur dhe të mendojë se po dobësohet pushteti. Pra PS, mazhoranca kuptohet se do të ishte gati të dorëzonte pushtet, në raport me garantimin e shtetit dhe të ligjit dhe kjo është një gjë tjetër që e ka thënë Rama se ne përpara SPAK nuk mbrojmë askënd dhe ne përpara shtetit nuk mbrojmë asnjë deputet. Zonja Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero. Ne na morën politikanë shumë të rëndësishëm, një vajzë te re që i shërbeu terrorizmit. Zonja Spiropali vinte nga asgjëja dhe ky është mësim që duhet të nxjerrë mazhoranca. Duhet të gjykojnë mbi kreditet dhe vlerat e njerëzve dhe jo mbi asgjë”, tha ai.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

November 24, 2026
“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë!

November 24, 2026
Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

Pse u përjashtua Spiropali? Klosi: Vendimi ka të bëjë me fokusimin e partisë në dy momente shumë të rëndësishme! Iu dha mundësia…

November 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

November 24, 2026
“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

November 24, 2026
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Shtetet mund t’i kthejnë mbrapsht emigrantët, por pa cenuar dinjitetin e tyre!

November 24, 2026
Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

Aksioni amerikan rëndon Iranin, 1,200 kamionë të bllokuar në një radhë 42 kilometra të gjatë!

November 24, 2026
Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

Zyrtare/ Senegali kampion i Afrikës, CAS i Lozanës i konfirmon trofeun që e humbi në tavolinë!

November 24, 2026
VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In