Njëzet e pesë persona mbahen peng në një supermarket në qytetin kolumbian të Kartagjenës, deklaroi të martën Abelardo De La Espriella, duke shtuar se janë angazhuar forcat ushtarake dhe policore.

Pesë gra të moshuara, të cilat mbaheshin peng, janë liruar tashmë, tha ai.


Incidenti nisi kur një grup u përpoq të merrte nën kontroll një automjet të blinduar që transportonte para nga një qendër tregtare.

Operatorët e kamerave të sigurisë njoftuan policinë përmes një butoni alarmi, tha De La Espriella.

Më pas, atyre "nuk u mbeti zgjidhje tjetër veçse të strehoheshin në një nga dyqanet", u shpreh ai.

"U rrëmbyen tridhjetë persona, pesë prej të cilëve janë liruar tashmë. Bëhet fjalë për gra të moshuara", tha De La Espriella nga qyteti Villavicencio, ku kishte udhëtuar pas një shpërthimi me makinë bombë që ndodhi atje gjatë natës.

"Të gjitha kapacitetet e forcave tona të sigurisë janë angazhuar tashmë, përfshirë njësitë speciale", shtoi ai. /Telegrafi/