Detaje të reja kanë dalë në dritë reth sulmit me eksploziv në lokalin rrugën “Sinopis” në Athinë, i cili ndodhi në orët e para të së martës, duke shkaktuar dëme të shumta në biznes, dyqanet fqinje, ndërtesa dhe automjete të parkuara. Sipas pamjeve të sigururuara nga kamerat e sigurisë, dy persona dyshohet se janë përfshirë në sulm, ndërsa autoritetet policore po shqyrtojnë mundësinë që shpërthimi të jetë i lidhur me incidente të mëparshme në bizneset e drejtuara shqiptari I identifikuar si Aleko Kanani, 39 vjeç. Sipas ekspertëve, pajisja shpërthyese ishte bërë nga një enë plastike, në të cilën ishin vendosur material shpërthyes dhe një sistem detonimi me fitil. Nga hetimet është zbuluar se autorët e krimit thyen një dritare në biznes dhe hodhën pajisjen brenda, e cila më pas u shpërthye. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, ndërsa një nga pistat e hetimeve është historia e sulmeve ndaj bizneseve të pronarit të lokalit.