Tela: Përplasja Rama-Spiropali e vërtetë, për tu vlerësuar Elisa

Elisa Spiropali përballë Edi Ramës dhe situata brenda PS-së, kjo ka qenë një nga pikat e diskutimit këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.
I pranishëm në studio, analisti Andi Tela theksoi se Elisa Spiropali duhet vlerësuar për atë që po bën.
Sipas tij, në një parti të mbyllur si PS-ja sot, të flasësh kundër kryetarit kërkon guxim dhe këtë guxim e ka gjetur Elisa Spiropali.
Pjesë nga biseda:
Tela: Elisa Spiropali u shkarkua nga detyra në shkurt të këtij viti. Nëse do ta kishte mbyllur gojën, nuk do të kishim çfarë diskutonim. Fakti që kaloi në veprim, nisi nga vota e munguar për mbrojtjen e Ballukut dhe vijoi më tej me debatin me Ramën brenda grupit. Debate që u bënë publike dhe ajo reagoi në Facebook. I gjithë ky reagim ndodhi para protestave në vend. Përjashtimi i Spiropalit erdhi si rrjedhojë e mënyrës se si ajo reagoi ndaj Edi Ramës. Në një parti, ku ti ngrihesh përballë Ramës, meriton njëlloj vlerësimi. Analiza se çfarë ka bërë Elisa deri një vit më parë mund të diskutohet.




