‘Shqiptarët nuk janë më të pasur se në vitin 2013’/ Dervishi-Klosit: Vetëm po shtoni numrin e të varfërve

‘Shqiptarët nuk janë më të pasur se në vitin 2013’/ Dervishi-Klosit: Vetëm po shtoni numrin e të varfërve

21:17, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Lutfi Dervishi është përplasur me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosin, teksa ky i fundit po fliste për buxhetin e vitit 2027 i cili pritet të miratohet nen për nen të enjten në  parlament.

Të ftuar në A2CNN, Dervishi i replikoi Klosit në lidhje me gjendjen ekonomike të shqiptarëve, që sipas analistit, buxheti më i madh nuk nënkupton automatikisht përmirësim të jetesës së qytetarëve dhe se njerëzit sot nuk janë më të pasur se në 2013 dhe numri i të varfërve është rritur.

Klosi: Sot kemi pasur mundësinë të kemi një buxhet interesant që do të miratojmë vitin e fundit. Kemi marrë masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me njerëzit e thjeshtë edhe ata të cilët kanë nevojë dhe kemi dakorduar me atë çfarë kemi thënë ditën e parë dhe të cilës i qëndrojmë besnikë që ata që fitojnë më shumë do të kontribuojnë më shumë. Ne nuk jemi këtu për të shpërndarë varfërinë dhe fukarallëkun, po jemi këtu për të shpërndarë mirëqenien edhe pasurinë dhe kësaj ja kemi dalë. Dhe dëshmia e fundit është buxheti që miratohet ditën e parë pas nesërme në parlament.

Dervishi: E keni vonuar integrimin me çështjen e iBAR-it. Janë fakte. Dhe tjetra që është e vërtetë për varfërinë, por ju duket i doni kaq shumë të varfrit saqë i shtoni në mënyrë progresive. Njerëzit nuk janë më të pasur sot se sa ishin në 2013.

Në përgjigje të tij Klosi tha se shtresa e mesme merr paga shumë më të larta.

“Është opinioni juaj. Shtresa e mesme merr paga shumë më të larta. Mësuesit marrin dy trefishin e pagës së tyre kur kemi ardhur”.

Por Dervishi vijoi replikën duke theksuar: “Mund të marrin dhe miliona, por blejnë më pak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco