PSV Eindhoven ka befasuar Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, duke kaluar në avantazh 0-1 në minutën e 32-të të takimit.
Golin për skuadrën holandeze e realizoi Ivan Perisic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur Thibaut Courtois me një goditje të pakapshme në krahun e djathtë.
Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it. Në minutën e 28-të, Sven Mijnans u rrëzua në zonën e madrilenëve pas një kontakti me kundërshtarin. Fillimisht, arbitri lejoi vazhdimin e lojës, por pas rishikimit të pamjeve vendosi të tregonte pikën e bardhë. Për këtë episod, Aurelien Tchouameni u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Real Madrid kishte pasur mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 11-të, por goditja e Vinicius Junior nga kufijtë e zonës u ndal nga shtylla e djathtë.
Nga ana tjetër, PSV kishte paralajmëruar rrezikun që në minutën e katërt, kur Ruben van Bommel provoi nga distanca, por topi përfundoi ngushtë jashtë kuadratit.
© SYRI.net
VIDEO/ Arsenal kalon në epërsi ndaj Dortmundit, shkëlqen Gyökeres
VIDEO/ Spektakël i João Félix, realizon një gol magjepsës me roveshatë për Al Nassr
Galatasaray mposht Aston Villa-n, vendos goli i Deniz GulBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: