E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A po paralajmëron Spiropali aksion politik kundër Ramës? Analistët: Është “furtunë në gotë”

Përplasja publike mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, dy miqve të ngushtë që sot janë kthyer në armiq, ishte tema e kësaj të marte në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.

Të ftuar në studio, analistët Artan Hoxha, Ilir Demalia, Enton Abilekaj dhe Andi Tela analizuan atë që po ndodh mes palëve.

Të pyetur nëse Spiropali mund të ndërmarrë një aksion politik kundër Ramës, analistët Hoxha, Demalia dhe Abilekaj ishin të mendimit se kjo është një furtunë në gotë. Ndërsa për Andi Telën, ish-kryetarja e Kuvendit mund të tërheqë rreth vetes të pakënaqurit në PS.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: A po paralajmëron Spiropali aksion politik kundër Ramës?

Abilekaj: Spiropali edhe mund të paralajmërojë. Në vitin 1944, Göringu thoshte: “Unë do të bëj më mirë se Hitleri”. Kur ti ke qenë bashkëpunëtor i ngushtë me regjimin dhe kur sheh që regjimi po bie, nuk mund të thuash se do ta bësh ti më mirë. Ti mund të bësh një pendesë publike. Por ama, rikthimin tënd me kartë morale më të lartë nuk mund ta pretendosh.

Hoxha: Nëse Spiropali nuk do të fliste, ti nuk do të bëje emision. Lufta e Spiropalit është furtunë në gotë. Ajo nuk ka asnjë mundësi.

Demalia: Ajo nuk ka të drejtë, ka qenë aty. Nuk ka për ta bërë kurrë. Këta njerëz nuk janë bërë vetë dhe ata nuk bëhen kurrë lidership. Këta nuk kanë asnjë virtyt, asnjë aftësi për të qenë liderë.

Tela: Në këtë pozicion që është Spiropali, konsiderohet deputete e vdekur politikisht. Këtë ajo e ka menduar që ditën e parë që hapi gojën kundër Ramës, por mundet që ajo të kthehet në një pikë dhe të mbledhë të pakënaqurit ndaj Edi Ramës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.