Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Presidentja e Kosovës: Më shumë integrim me Shqipërinë, synimi i radhës të festojmë bashkë në Bruksel

    Nufi për sulmin ndaj anijes ruse në Libi: Shqipëria nuk ka dronë të tillë, pretendimet janë dezinformim

    Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vr*u bashkëshorten para katër fëmijëve në Greqi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Presidentja e Kosovës: Më shumë integrim me Shqipërinë, synimi i radhës të festojmë bashkë në Bruksel
    Kosovë

    Presidentja e Kosovës: Më shumë integrim me Shqipërinë, synimi i radhës të festojmë bashkë në Bruksel

    November 24, 2026

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri thirrje për forcimin e lidhjeve dhe rritjen e integrimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e lidhur të ardhmen e përbashkët të dy vendeve me rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

    Gjatë pritjes së organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për festën e 28 Nëntorit, ajo uroi Shqipërinë për përparimin në procesin e anëtarësimit në BE dhe shprehu dëshirën që flamuri kuq e zi të valëvitet së shpejti edhe në Bruksel.

    Në fjalën e saj, Shiroka Pula theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, si dhe kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare, mes tyre Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

    Ajo nënvizoi se flamuri kuq e zi është simbol i shtetit shqiptar dhe i gjithë kombit shqiptar, ndërsa për Kosovën ai përfaqëson edhe qëndresën dhe luftën për çlirim.

    Presidentja rikujtoi se 28 Nëntori shënon katër ngjarje me rëndësi të veçantë: Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe theksoi se lufta e UÇK-së ishte një përpjekje për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet.

    Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Shiroka Pula u shpreh se asnjë proces gjyqësor nuk mund të zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo.

    Në mesazhin e saj, Presidentja bëri thirrje që flamuri të nderohet përmes punës, dijes dhe përkushtimit, duke ruajtur gjuhën, identitetin dhe kujtesën historike. Ajo theksoi gjithashtu se liria nuk duhet të merret si e mirëqenë, pasi është fryt i sakrificës së brezave që luftuan dhe dhanë jetën.

    Në përfundim, ajo përcolli një mesazh për bashkëpunim dhe integrim më të madh mes dy vendeve, me synimin që Shqipëria dhe Kosova të ecin së bashku drejt Evropës.

    “Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!”, deklaroi Presidentja.

    Kosovës Presidentja Shqipërinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Presidentja e Kosovës: Më shumë integrim me Shqipërinë, synimi i radhës të festojmë bashkë në Bruksel

    November 24, 2026

    Nufi për sulmin ndaj anijes ruse në Libi: Shqipëria nuk ka dronë të tillë, pretendimet janë dezinformim

    November 24, 2026

    Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vr*u bashkëshorten para katër fëmijëve në Greqi

    November 24, 2026

    Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, ekspozohen të dhëna të inteligjencës amerikane

    November 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.