VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit

VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit

22:14, 24/11/2026

City e Napoli dhuruan spektakël në 'Etihad', ku shënuan nga dy gola, por pa nxjerrë një fitues.

Napoli ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 56-të ndaj Manchester Cityt. Rasmus Hojlund ka treguar aftësitë e tij në finalizim, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke mposhtur Gianluigi Donnarumman për rezultatin 0-1.

Manchester City - Napoli

Në fundin e pjesës së parë, Napoli kishte rrezikuar seriozisht me Sam Beukemën, por goditja e tij me kokë pas një goditjeje këndi u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit italian.

Manchester City ka rikthyer baraspeshën në 1-1 në minutën e 67-të. Ayyoub Bouaddi ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë poshtë traversës, pas një pasimi të bukur të Jeremy Dokut brenda zonës së rreptësisë.

Manchester City - Napoli 1-1

Napoli ka shënuar golin e dytë në minutën e 76-të, duke kaluar në avantazh 2-1 ndaj Manchester Cityt.

Protagonist është Noa Lang, i cili ka përfituar nga një top brenda zonës dhe ka goditur menjëherë, pa e ndalur atë, duke e dërguar në rrjetë në qendër të portës.

Manchester City – Napoli 1-2

Manchester City nuk dorëzohet dhe ka rikthyer baraspeshën në 2-2 ndaj Napolit. Rayan Cherki është autori i golit në minutën e 86-të, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Manchester City – Napoli 2-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco