Arsenali dhe Dortmundi ndanë pikët në 'Emirates' falë barazimit 1-1.
Arsenali ka zhbllokuar rezultatin në përballjen ndaj Borussia Dortmundit në Champions League. Londinezët kaluan në avantazh 1-0 që në minutën e 10-të, falë një realizimi fantastik të Viktor Gyökeres.
Sulmuesi suedez përfitoi nga një pasim i Noni Maduekes, kontrolloi mirë topin dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Gregor Kobel.
Arsenali ishte pranë dyfishimit në minutën e 15-të. Fillimisht, Christos Tzolis provoi me një goditje të bukur, por Kobel reagoi mjaft mirë. Topi i kthyer u shfrytëzua nga Madueke, i cili goditi drejt portës, por një mbrojtës i Dortmundit largoi topin mbi vijën fatale.
Edhe Declan Rice u përpoq të rrezikonte me dy goditje nga distanca, në minutat 33 dhe 35, por pa arritur të ndryshonte rezultatin.
Borussia Dortmund ka rikthyer baraspeshën në minutën e 55-të, duke çuar rezultatin në 1-1. Joane Gadou u gjend në një pozicion të mirë për të goditur, por zgjodhi të pasojë te shoku i skuadrës, Maximilian Beier. Ky i fundit nuk gaboi, duke dërguar topin me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës.
© SYRI.net
Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë
VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit
VIDEO/ Reali përmbys PSV-në me 'manita', Mbappe realizon dygolèshBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: