Torino ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë, për shkak të një frakture në kockën e katërt metakarpale.
Operacioni, i kryer në qendrën e kirurgjisë së dorës Humanitas në Torino, kishte si qëllim reduktimin dhe stabilizimin e frakturës përmes osteosintezës dhe ka përfunduar me sukses.
Në njoftimin zyrtar, klubi italian bën të ditur se koha e rikuperimit do të përcaktohet në ditët në vijim, në varësi të ecurisë së gjendjes klinike të futbollistit.
Për momentin, Torino nuk ka dhënë një afat konkret për rikthimin e Ismajlit në fushën e lojës.
© SYRI.net
VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit
VIDEO/ Dortmundi i merr pikë Arsenalit në 'Emirates', 'perlës' së Gyokeres i kundërpërgigjet Beier
VIDEO/ Reali përmbys PSV-në me 'manita', Mbappe realizon dygolèshBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: