Teksa Shqipëria po përparon në rrugën drejt Bashkimit Evropian, po rritet edhe interesi i investitorëve të huaj, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim me kompanitë dhe prodhuesit vendas. Në kryeqytetin shqiptar u zhvillua të martën Forumi i ËB6 për Promovimin e Investimeve, ku u bënë bashkë përfaqësues nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. E pranishme në forum ishte edhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, e cila nënvizoi rolin e institucioneve në garantimin e një mjedisi të besueshëm për investitorët. Në fokus të forumit ishte rëndësia e bashkimit të avantazheve të secilit treg, forcimit të konkurrueshmërisë rajonale dhe krijimit të marrëdhënieve afatgjata me investitorët, me synimin për ta prezantuar Ballkanin Perëndimor si një hapësirë ekonomike më të integruar dhe më tërheqëse për investime.