Sali Berishës i ikën dritat në foltoren e ripërtëritjes në Durrës, por të pranishmit gjetën menjëherë zgjidhje, duke ndriçuar sallën me blicin e telefonave. Nga takimi i Durrësit, Oerd Bylykbashi njoftoi dorëheqjen e tij si drejtues politik në këtë qark. “Kjo është hera e fundit që ju flas si drejtues politik i qarkut të Durrësit. Kam dorëzuar detyrën rreth një javë më parë kryetarit të partisë, sepse mendoj se vetëm në këtë formë mund ta çojmë përpara përtëritjen dhe shumëfishimin e forcave tona...” Për kreun e opozitës fokusi kryesor mbetet protesta. Ai njoftoi se më 28 nëntor opozita do tentojë sërish t’i bashkohet të rinjve në shesh. Ftoi sërish të gjitha partitë opozitare të bashkohen.