• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

by Bota Bota
November 24, 2026
in Aktualitet, Kosovë
Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rezervoi të drejtën për ta apeluar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin ai u dënua me 17 muaj burgim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Mbrojtja vuri në pikëpyetje, në veçanti, vendimin e gjykatës që ky dënim të mos kryhet njëkohësisht me dënimin prej 25 vjetësh burgim për krime lufte, si dhe mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim.

Në një parashtresë të dorëzuar më 23 nëntor, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, argumentoi se klienti i saj do ta kishte vuajtur tashmë dënimin për pengim të drejtësisë, nëse do t’i ishte njohur koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në këtë rast.

Thaçi ishte njoftuar për këtë fletarrestim më 5 dhjetor 2024, kur edhe ndodhej në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor për krime lufte.

 

 

“Po t’i ishte njohur zotit Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes.

Një lirim i tillë, megjithatë, do të vlente vetëm për rastin e pengimit të drejtësisë dhe nuk do të nënkuptonte largimin e Thaçit nga objekti i burgut në Hagë, për shkak të procedurës së veçantë për krime lufte.

Në aktgjykimin e 17 nëntorit, gjykatësi Christopher Gosnell vlerësoi se koha e kaluar në paraburgim në bazë të dy fletarrestimeve të ndara, nuk mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Për këtë arsye, ai vendosi që dy dënimet të mos kryhen njëkohësisht.

Parashtresa e mbrojtjes vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi, më 16 nëntor, vazhdimin e paraburgimit të Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Mbrojtja kishte afat deri më 23 nëntor për t’iu përgjigjur kësaj kërkese.

Menegon bëri të ditur se mbrojtja nuk synonte të paraqiste argumente të veçanta lidhur me vazhdimin e paraburgimit në atë datë, por se rezervonte të drejtën për ta apeluar aktgjykimin, në përputhje me nenin 46 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kjo përfshin edhe kundërshtimin e vendimit për mënyrën e vuajtjes së dy dënimeve dhe llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim.

Më 17 nëntor, Gjykata Speciale e shpalli Thaçin fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Sipas gjetjeve të gjykatës, Thaçi, gjatë vizitave që kishte pranuar në objektin e paraburgimit në Hagë më 2023, kishte zbuluar informacione konfidenciale për dëshmitarët në procesin gjyqësor për krime lufte dhe kishte dhënë udhëzime lidhur me dëshmitë e tyre.

Në këtë rast, fajtorë u shpallën edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Smakaj dhe Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, por u liruan pas shqiptimit të aktgjykimit, pasi koha e kaluar në paraburgim mbulonte tërësisht dënimet e tyre.

Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, ndërsa i akuzuari tjetër në këtë rast, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm.

Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin.

Aktgjykimi i 17 nëntorit ishte i dyti ndaj Thaçit brenda dy muajsh.

Më 16 shtator, në procesin gjyqësor kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale e dënoi ish-presidentin e Kosovës me 25 vjet burgim për krime lufte.

Në të njëjtin proces, ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, u dënuan me 25, përkatësisht 18 vjet burgim, ndërsa ish-deputeti Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Të katërt u shpallën fajtorë për krime lufte, por të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023.

Afati për dorëzimin e njoftimeve për apel kundër aktgjykimit të 16 shtatorit është 27 nëntori.

Nëse të dyja dënimet ndaj Thaçit mbeten në fuqi, ashtu si edhe vendimi për të mos i vuajtur ato njëkohësisht, kohëzgjatja e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara ndaj tij do të jetë 26 vjet e pesë muaj burgim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan më 2015, me vendim të Kuvendit të Kosovës.

Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë të Holandës dhe kanë personel ndërkombëtar./REL/

Tags: hashim Thaci
Previous Post

‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

November 24, 2026
‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

November 24, 2026
Buxheti 2027 sipas ekspertëve: Çfarë fshihet pas shifrave të qeverisë?

Buxheti 2027 sipas ekspertëve: Çfarë fshihet pas shifrave të qeverisë?

November 24, 2026
Tjetër sulm kibernetik ndaj CIA-s/ Ekspozohen informacione të paklasifikuara

Tjetër sulm kibernetik ndaj CIA-s/ Ekspozohen informacione të paklasifikuara

November 24, 2026
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

November 24, 2026
“S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër që nisi nga Kadastra, regjistroi rrugën si pronë private!

“S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër që nisi nga Kadastra, regjistroi rrugën si pronë private!

November 24, 2026
Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën? Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas

Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën? Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas

November 24, 2026
VIDEO/ Rrëzimi i helikopterit në Turqi gjatë një fluturimi stërvitor, raportohet për 5 viktima

VIDEO/ Rrëzimi i helikopterit në Turqi gjatë një fluturimi stërvitor, raportohet për 5 viktima

November 24, 2026
Vrau gruan në Greqi, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari /EMRI

Vrau gruan në Greqi, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari /EMRI

November 24, 2026
Nga Brazili në tregun shqiptar, si kalojnë ngarkesat e mishit me dokumentacion të parregullt?

Nga Brazili në tregun shqiptar, si kalojnë ngarkesat e mishit me dokumentacion të parregullt?

November 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL