Valverde zbulon çelësin e përmbysjes së Realit: Një lojtar e transformoi ndeshjen

Kapiteni i Real Madridit, Federico Valverde, e vlerësoi Jude Bellinghamin si faktorin kryesor të kthesës së madhe të skuadrës madrilene ndaj PSV Eindhovenit, në triumfin 5-1 në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të 45 minutave të para, Reali ndodhej në disavantazh 1-0 për shkak të golit të Ivan Perisicit nga penalltia. Megjithatë, hyrja e Bellingham në fillim të pjesës së dytë i dha ekipit një energji dhe qasje krejt tjetër, duke ndryshuar rrjedhën e takimit.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, Valverde nuk kurseu lëvdatat për mesfushorin anglez, duke nënvizuar se ndikimi i tij ishte vendimtar për përmbysjen.

“Jude Bellingham na dha qetësi. Ai e ndryshoi ndeshjen”, deklaroi uruguaiani.

Vetë Valverde hapi listën e golave të Real Madridit, duke barazuar shifrat në minutën e 50-të. Dhjetë minuta më pas, Bellingham realizoi golin e avantazhit, ndërsa më vonë në mesin e shënuesve u regjistruan edhe Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, për fitoren përfundimtare 5-1.

Mesfushori uruguaian foli edhe për angazhimin e tij në pozitën e mbrojtësit të djathtë, duke treguar se ndihet i qetë në këtë rol.

“Po kënaqem duke luajtur si mbrojtës i djathtë. E di se e kam besimin dhe mbështetjen e trajnerit dhe stafit, dhe kjo më ndihmon”, u shpreh Valverde.

Ndërkohë, në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve, Real Madridi do të ketë një përballje të vështirë si mysafir i Arsenalit në stadiumin “Emirates”.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişvdcasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetvdcasino girişvdcasinoGrandpashabetjojobetjojobetblack jack insurance