Gati 1 ton kokainë e fshehur mes portokalleve, arrestohen 8 persona në Londër
Autoritetet britanike kanë zbuluar gati një ton kokainë të fshehur në arka me portokalle në një prej tregjeve më të mëdha të frutave dhe perimeve në lindje të Londrës. Operacioni kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut të drogës ka përfunduar me arrestimin e tetë personave, ndërsa policia ka sekuestruar edhe rreth 450 mijë paund në para të gatshme.
Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së dielës, më 22 nëntor, në tregun New Spitalfields Market, në rrugën Sherrin Road, në zonën e Leyton. Gjatë kontrolleve, oficerët zbuluan një sasi të madhe kokaine të dyshuar, të fshehur brenda kutive prej kartoni me portokalle.
Pesë persona, të moshave 27, 33, 41, 43 dhe 58 vjeç, u arrestuan nën dyshimin për komplot me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të kategorisë A, klasifikim që në legjislacionin britanik përfshin drogat me rrezikshmëri të lartë.
Një tjetër 44-vjeçar u arrestua në afërsi të tregut, pasi iu gjetën rreth 100 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar.
Hetimet vijuan edhe në një banesë në zonën e Cheshunt, në Hertfordshire, ku u arrestua një 48-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi rreth 450 mijë paund në para të gatshme.
Ndërkohë, oficerët ndaluan një kamion pranë Maidstone, në Kent, dhe e transportuan atë drejt Doverit për kontroll të mëtejshëm. Brenda automjetit u zbuluan rreth 250 kilogramë kokainë e dyshuar, ndërsa në pranga përfundoi edhe drejtuesi 50-vjeçar i kamionit.
Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, në total gjatë operacionit u sekuestruan 893 kilogramë kokainë e dyshuar. Të tetë personat e arrestuar vijojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa hetimet për çështjen janë ende në zhvillim.
Inspektorja Lindsey Billany, e cila drejton hetimin, deklaroi se sasia e drogës së sekuestruar do të kishte një vlerë prej miliona paundësh dhe se ky operacion përbën një goditje të rëndësishme ndaj organizatës kriminale.
Sipas saj, aksioni është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të shkatërruar rrjetet e trafikut të drogës, të cilat ushqejnë dhunën në rrugët e Londrës.
Policia Metropolitane e konsideron këtë operacion një prej sekuestrimeve më të mëdha të lëndëve narkotike në historinë e saj.

‘Sputnik-S’ kundër Starlink: Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë?
Huthët godasin për herë të dytë ndërtesën më të lartë të Riadit (VIDEO)
Senati amerikan heton JD Vance për kontratat e naftës venezueliane
- 22:39 Gazetari Ferhati zbardh detaje nga atentati në Fier: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
- 22:36 “Përdorën armë MP5, janë vrasës me pagesë”, Karamuço: Ja me çfarë grupi kemi të bëjmë
- 22:03 Çipa: Ja çfarë kërcënimi po i bën Erion Veliaj, Edi Ramës
- 21:37 Përjashtimi i Spiropalit, Hitaj: Vetëm deputetë të rinj votuan pro, të vjetrit të shokuar
- 21:17 “Bledi Çuçi djali i urtë që doli kundër”, Qafoku: Lista e deputetëve që po ngrenë krye në PS po zgjerohet
- 20:57 Matryoshka: Cila është fushata ruse e dezinformimit që synon zgjedhjet e Spanjës?