Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre zyrtarëve të gjykatave dhe një avokati

arrestim - pranga

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për arrestimin e tre zyrtarëve të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokati. Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i pozitës”, “ushtrimi i ndikimit” dhe “pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Siç thotë Prokuroria, zyrtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, E.P. dhe avokati S.J. dyshohet se kanë kërkuar para në shumën prej 10 mijë eurove nga i dëmtuari M.S. me qëllim të ndikimit në vendimmarrjen e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në një rast me kontest shpronësimi.

Dyshohet se të dëmtuarit M.S. i është thënë që shuma prej 5 mijë eurosh do t’i jepej gjyqtarit që do të merrte vendimin, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet të dyshuarve E.P dhe S.J, thuhet në dosjen e Prokurorisë. 

Po ashtu, personat me inicialet E.P, A.D, në cilësinë e zyrtarëve në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe personi S.M., zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dyshohet se kanë ndikuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën “Zyrtar për Shërbime” në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

“Më konkretisht, dyshohet se të njëjtit kanë ndikuar në rezultatin e konkursit, duke u mundësuar favore të padrejta dhe jo meritore, në dëm të kandidatëve të tjerë. Si rezultat i këtyre veprimeve të dyshuara, në këtë pozitë është punësuar një familjar i të dyshuarit S.M.”, thuhet në njoftim. 

Edhe Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare Arbëri Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

Tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat janë arrestuar sot në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit ka pasur kontrolle në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Policia ka thënë se veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë pasi të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit.

Edhe Ndalohet për 48 orë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare Kronikë Ndalohet për 48 orë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.