Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, ka deklaruar se seanca ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylajt, është ndërprerë me kërkesë të tij. Kjo pasi Berisha ka deklaruar se në aktakuzën e Prokurorisë, Zekaj nuk është cilësuar si viktimë e ndjeshme, duke e quajtur këtë si lëshim skandaloz.
Berisha ka sqaruar se beson që ky lëshim në aktakuzë është bërë për shkak të “ngutisë për të dorëzuar diçka”.
“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen pas pranimit të aktakuzës, ku e kam vërejtur një lëshim skandaloz të prokurorit që e ka shkruar aktakuzën, duke mos e cilësuar tani të ndjerën si viktimë të ndjeshme dhe duke dhënë beneficione që nuk i jep ligji e as praktika gjyqësore, si ish-bashkëshortit të saj të akuzuar për kanosje të rëndë.
Unë kam kërkuar që ta tërheqin aktakuzën, ta vlerësojnë ligjshmërinë e saj, i bindur që është gabim, që është lëshim dhe se kjo ka ndodhur për shkak të panikut për të dorëzuar diçka pa e analizuar siç duhet. Ai ka thënë se është i bindur që ky rast, për t’u vendosur drejtësia, duhet të rikualifikohet në një rrethanë tjetër, siç është viktima e ndjeshme, që lartësia e dënimit shkon deri në 5 vjet e jo në 1, siç ishte në aktakuzë”, ka thënë ai.
Për arrestimet e reja lidhur me rastin, ai ka thënë se kanë kërkuar që nga fillimi të arrestohen edhe personat që kanë ndihmuar në vrasjen e saj, në mesin e tyre edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj.
Edhe
Berisha: Institucionet të mos bëhen pjesë e protestës nesër, t’i kryejnë detyrat e tyre
Berisha ka deklaruar se vrasja e Arlindës nuk ishte rastësi, por një plan i konsultuar gjatë.
“Lidhur me arrestimin e katër personave të tjerë lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si avokat kam adresuar disa kërkesa dhe në mesin e tyre është që të merren veprime edhe të këtij spektri, të arrestohen edhe persona që kanë ndihmuar në vrasjen e saj dhe vrasësin makabër, pra që të merren persona në përgjegjësi edhe ata të familjes, ndër ta edhe vëllai i ish-bashkëshortit dhe nëna e tij. Ky rezultat për ne nuk është rastësi”, ka theksuar ai, duke shtuar se rasti i Arlindës nuk ishte aksident e as incident por plan i konsultuar gjatë.
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj
-
Shtyhet seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
-
Gjykata e arsyeton me “mbrojtjen e familjes” mbylljen e seancës ndaj Jeton Sylajt
-
Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e të vrarës Arlinda Zekaj