Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, sipas të dhënave të publikuara së fundmi. Kjo nënkupton se çdo katër minuta vritet nga një ushtar rus.
Mediat ruse “Mediazona” dhe “Meduza” kanë raportuar të hënën se deri në fund të shtatorit, 490 mijë ushtarë rusë janë konfirmuar nga zyra e statistikave ruse “Rosstat”.
Duke marrë për bazë periudhën nga shtatori, por edhe mënyrën se si Rusia “mban sekret” numrin e të vrarëve, sipas këtyre mediumeve, nga nisja e luftës janë vrarë mbi 720 mijë ushtarë rusë.
Numri tejkalon vrasjet e rusëve në luftërat në Afganistan dhe Çeçeni.
Sikur Rusia, edhe Ukraina nuk i bën publike të dhënat e fataliteteve. Sipas publikimeve të fundit nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, deri në korrik Ukraina ka pësuar midis 525 mijë dhe 625 mijë viktima, përfshirë 125 mijë deri 150 mijë të vdekur.
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
-
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore