Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në TikTok një video-selfie, ku shfaqet duke kënduar në veturën e saj.

Artistja ka interpretuar shkurtimisht një pjesë të këngës “Piece of Me” të Britney Spears, por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një koment në seksionin e komenteve të videos.


Një përdorues i rrjetit social, me sa duket duke mos e kuptuar se bëhej fjalë për një këngëtare të njohur ndërkombëtarisht, i shkroi asaj: “Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”.

Bebe Rexha vendosi ta marrë me sportivitet komentin, duke iu përgjigjur me humor: “Po mundohem, duket se po funksionon disi”.

Përgjigjja e saj shkaktoi të qeshura te fansat, të cilët duket se e gjetën edhe më argëtues komentin e ndjekësit dhe reagimin e këngëtares sesa vetë videon.

Ndërkohë, Bebe Rexha ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për një tjetër arsye, pas mos-përfshirjes në nominimet për çmimet Grammy 2027.

Pavarësisht suksesit të këngës së saj më të fundit, “New Religion”, e cila ka arritur miliona dëgjime në platformat muzikore dhe është pritur me interes nga publiku, emri i artistes nuk u përfshi në listën e të nominuarve.

Ky zhvillim ka qenë një zhgënjim për këngëtaren dhe fansat e saj, të cilët kishin shpresuar që projekti i saj të merrte vlerësimin e Akademisë së Regjistrimit. /Telegrafi/