INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Mes kujtimeve të pesë viteve më parë, Adrola zgjedh këtë moment me Capital T

Mes kujtimeve të pesë viteve më parë, Adrola zgjedh këtë moment me Capital T

Publikuar më: 13:32 24-11-2026

Adrola Dushi është kthyer pesë vite pas në kohë, duke publikuar në Instagram një fotografi të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me Capital T.

Modelja i është bashkuar një trendi në rrjetin social që fton përdoruesit të ndajnë një foto nga ai vit. Për këtë kujtim, ajo ka zgjedhur një moment me reperin, të fotografuar përmes pasqyrës në tavanin e një ashensori.

Në imazh, Adrola dhe Capital T shfaqen pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur, ndërsa reperi mban telefonin për të realizuar fotografinë. Një pozë spontane që modelja ka vendosur ta rikthejë në vëmendjen e ndjekësve të saj.

“2021 ishte pesë vite më parë, posto një foto tënden nga viti 2021”, shkruhet në modelin e story-t që ajo ka përdorur.

Adrola e ka lënë fotografinë të flasë vetë, pa shtuar një dedikim apo hollësi të tjera për momentin. Megjithatë, zgjedhja e këtij kujtimi sjell një pamje të dyshes së bashku që prej pesë vitesh.

\"rate.jpg\"