Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur që në orët e para të mëngjesit, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Problematike paraqitet situata edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla ka ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe po vështirëson qarkullimin e mjeteve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin sinjalistikën dhe dritat e përshtatshme për kushte me dukshmëri të kufizuar.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin manovrat e rrezikshme për të parandaluar aksidentet.
© SYRI.net
Gratë në Shqipëri shpenzojnë mbi 5 orë në ditë për punë të papaguar, burrat vetëm 50 minuta
Vlorë, degradojnë banesat sociale, 90 familje në kushte të vështira! Banorët: prej 1990, s`ka mirëmbajtje
52-vjeçari ndërroi jetë në gjendje të rënduar në Durrës/ Komisioneri për Diskriminimin: U la pa kujdes dhe u braktis...