Mjegulla e dendur që ka mbuluar Kukësin që në orët e para të mëngjesit po pengon ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Kushte të vështira për qarkullimin janë krijuar edhe në Rrugën e Kombit, ku dukshmëria është ulur ndjeshëm.
Të lidhura
None found
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ecin me shpejtësi të reduktuar, të mbajnë distancë të sigurt dhe të përdorin dritat e sinjalistikën e përshtatshme për dukshmëri të kufizuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të shmangin manovrat e rrezikshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve.






