Izraeli akuzon Iranin për zhvillimin e armëve kimike, ministri i Mbrojtjes lë të hapur mundësinë e sulmeve parandaluese
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi Iranin se po zhvillon armë kimike, në një kohë kur kryeministri në largim, Benjamin Netanyahu, përmend shpesh kërcënimin iranian.
“Irani po zhvillon armë kimike, por ende nuk e ka fituar aftësinë për t’i përdorur ato për të sulmuar Izraelin”, deklaroi Katz, sipas një njoftimi të publikuar në Telegram nga partia Likud.
“Nuk duhet ta lejojmë Iranin të pajiset me armë të tilla, nuk duhet të lejojmë që ky plan të përparojë”, shtoi ai.
Deri më tani, ekipi i Netanyahut nuk ka paraqitur asnjë provë për këto pretendime.
Ndërsa rivali i tij, Gadi Eisenkot, mori mandatin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare në fund të tetorit, kryeministri në largim po shton deklaratat me tone luftënxitëse dhe përmend shpesh kërcënimet me të cilat, sipas tij, përballet Izraeli.
I akuzuar nga kundërshtarët se po e përdor konfliktin për të qëndruar në pushtet, Netanyahu mbështet formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, ku do të përfshihej edhe partia e tij.
Të hënën, Eisenkot vlerësoi se nuk ka nevojë për një operacion ushtarak kundër Iranit në të ardhmen e afërt.
Javën e kaluar, CNN, duke cituar shtatë zyrtarë amerikanë, raportoi se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin informacione sipas të cilave Irani po përgatiste një sulm kimik kundër Uashingtonit. Megjithatë, sipas CNN, nuk bëhej fjalë për një kërcënim të menjëhershëm.
Irani i mohoi kategorikisht këto pretendime, të cilat ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, i cilësoi si “marrëzi”. Kreu i diplomacisë iraniane i krahasoi këto akuza me ato që SHBA-ja kishte ngritur ndaj Saddam Husseinit. Pushtimi amerikan i Irakut në vitin 2003 ishte justifikuar me pretendimin se vendi zotëronte armë të shkatërrimit në masë, të cilat megjithatë nuk u gjetën kurrë.
Gjatë një konference për shtyp, Israel Katz la sot të hapur mundësinë e sulmeve parandaluese ndaj Iranit, nëse do të jetë e nevojshme.
“Nëse konstatojmë se iranianët synojnë të sulmojnë Izraelin, a nuk mund ta urdhërojmë ushtrinë të sulmojë dhe të parandalojë kërcënimin? Nëse iranianët na sulmojnë të parët, kjo do të ishte një dështim”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes.
Disa ditë më parë, Katz kishte deklaruar se qeveria në largim nuk ka nevojë për miratimin e opozitës për të nisur operacione të reja ushtarake, duke komentuar deklaratat e Eisenkot për nevojën e përmbajtjes deri në betimin e qeverisë së re.
Zelensky i përgjigjet propozimit të Lukashenkos për ta shoqëruar në Moskë për bisedimet: Çfarë jam unë, një valixhe?
Dyfishohen akuzat ndaj babait të Meghan Markle, Thomas rrezikon deri në 40 vjet burg
Probleme me TikTok në SHBA dhe Britani, videot nuk u ngarkuan
- 08:19 Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
- 08:18 Zelensky i përgjigjet propozimit të Lukashenkos për ta shoqëruar në Moskë për bisedimet: Çfarë jam unë, një valixhe?
- 08:11 Dyfishohen akuzat ndaj babait të Meghan Markle, Thomas rrezikon deri në 40 vjet burg
- 08:09 Probleme me TikTok në SHBA dhe Britani, videot nuk u ngarkuan
- 08:01 Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë, Brukseli optimist për udhëheqjen e re
- 07:47 Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor