Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

Tirana mirëpret sot (25 nëntor) Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që mbledh në kryeqytetin shqiptar qindra përfaqësues të biznesit dhe figura të rëndësishme nga Evropa dhe rajoni.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bën të ditur se në konferencë marrin pjesë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, si dhe figura të shquara të politikës evropiane dhe ekonomistë të njohur.
“Mirëmëngjes dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Konferenca synon të shërbejë si një platformë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, nxitjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



