Mjegulla e dendur ka përfshirë qytetin e Kukësit që në orët e para të mëngjesit, duke sjellë vështirësi në qarkullim.
Dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa situatë e ngjashme raportohet edhe në Rrugën e Kombit.
Në këtë aks rrugor, mjegulla ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
Rekomandohet ulja e shpejtësisë, mbajtja e distancës së sigurisë dhe përdorimi i dritave të përshtatshme për kushte me shikueshmëri të ulët.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen gjithashtu të shmangin parakalimet dhe manovrat e rrezikshme, për të shmangur situata që mund të çojnë në aksidente.













