Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja për hapjen dhe zgjatjen e pushimit mjekësor. Mjekët familjarë do të jenë ende në gjendje të miratojnë pushim mjekësorë deri në 15 ditë, por për mungesa më të gjata se pesë ditë, do të zbatohen kritere shtesë mjekësore, varësisht nga diagnoza.

Pushimi mjekësor më e gjatë se 15 ditë do të vendoset nga një komision mjekësor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).
Rregullat e reja janë përcaktuar në Rregulloren mbi mënyrën, procedurat dhe kriteret për përcaktimin e paaftësisë së përkohshme për punë, të publikuar në "Gazetën Zyrtare" nr. 254 të 30 tetorit 2026.


Rregullorja u miratua më 6 tetor nga Bordi i Drejtorëve të FSSH-së, ndërsa zbatimi i saj fillon më 1 dhjetor.

Fondi sqaron se ndryshimet nuk nënkuptojnë heqjen ose shkurtimin automatik të së drejtës për pushim mjekësorë, por një ndryshim në kriteret mjekësore sipas të cilave përcaktohet nëse një punonjës është përkohësisht i paaftë për të punuar./Telegrafi/