Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në një kosh mbeturinash. Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar fare pranë koshave, duke bërë që edhe automjeti të përfshihej nga flakët.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit.






Komente
Komento