Komuna e Vitisë shpërndan 14 plugje për fermerët

Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 14 plugje prej 12 inçësh për fermerët që kultivojnë sipërfaqe më të mëdha të tokës bujqësore.
Në shpërndarjen e këtyre pajisjeve morën pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.
Vlera e përgjithshme e pajisjeve bujqësore është 18,900 euro, ndërsa fermerët përfitues kanë participuar me 20 për qind të kësaj shume.
Me dorëzimin e plugjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka përmbyllur shpërndarjen e pajisjeve bujqësore të planifikuara për vitin 2026. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































