Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti tronditës i OKB-së mbi femicidet: Shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë

timoni.al by timoni.al
November 25, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Raporti tronditës i OKB-së mbi femicidet: Shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në raportin e publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, theksohet se edhe nëse shifra e viktimave është më e ulët se rreth 50.000 viktima në vitin 2024, kjo nuk duhet interpretuar si rënie e dhunës. Të dhënat tregojnë se shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat: nga rreth 78.000 femizide të regjistruara në botë gjatë vitit 2025, 60 për qind u kryen nga partnerë ose të afërm të ngushtë. Si pasojë e dhunës nga partnerët ose familjarë humbin jetën mesatarisht 129 gra çdo ditë.

Raporti evidenton se asnjë rajon i botës nuk është i sigurt nga kjo formë e dhunës. Afrika pati numrin më të lartë të femicideve të kryera nga partnerë ose familjarë, me rreth 22.000 viktima gjatë vitit 2025; pas saj vijnë Azia me 15.000 viktima, Amerika Veriore dhe Jugore me 7.400, Evropa me 2.100 dhe Oqeania me 300. Vlerësimet bazohen në statistikat e 122 vendeve dhe rajoneve.

OKB-ja shpreh se, ndërsa shkalla e vrasjeve në mbarë botën është në rënie, femicidet po ulen me ritëm shumë më të ngadalshëm. Si shembull vë në dukje Evropën, ku numri i vrasjeve ra me 43 për qind ndërmjet viteve 2010 dhe 2025, ndërsa numri i femicideve ra vetëm me 28 për qind.

Në Gjermani, qeveria dhe Zyra Federale për Krimet (BKA) publikuan të dhëna që tregojnë një rritje të vazhdueshme të dhunës ndaj grave. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan si viktima të dhunës në familje gati 198.000 gra dhe vajza, një rritje prej 2,8 për qind krahasuar me një vit më parë. Sipas BKA-së, si pasojë e dhunës në familje humbën jetën 209 gra ose vajza dhe 83 burra ose djem.

Të dhënat e përmendura shpjegojnë se dhuna ndaj grave është rritur në të gjitha kategoritë e regjistruara, duke e bërë femicidin dhe dhunën në familje një nga sfidat serioze sociale dhe të sigurisë në shumë vende të botës.

Previous Post

Flakët “përpijnë” një automjet në Vlorë gjatë natës, dyshohet zjarri nga koshat e mbeturinave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al