• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

by Sport Sport
November 25, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Penale e Trikalasë në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marjola Nakoleci, në gusht të vitit 2025, në banesën e tyre në Volos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të gushtit të vitit të kaluar, kur 40-vjeçari e goditi disa herë bashkëshorten 36-vjeçare me sende të forta. Krimi u krye në prani të katër fëmijëve të çiftit.

Sipas mediave greke, procesi gjyqësor nisi të enjten e kaluar dhe përfundoi të hënën me shpalljen e vendimit. Gjykata e konsideroi Nakolecin fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë shpirtërore.

Përveç burgimit të përjetshëm, ai u dënua edhe me një vit burg për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

Gjatë gjyqit, Prokuroria paraqiti dëshmi për dhunën psikologjike, verbale dhe fizike që, sipas saj, 40-vjeçari kishte ushtruar ndaj bashkëshortes. Akuza argumentoi se vrasja ishte planifikuar dhe ishte kryer me paramendim.

Në mbrojtjen e tij, Nakoleci pretendoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se gjendja e tij psikologjike, së bashku me marrëdhënien me bashkëshorten, kishin ndikuar në kryerjen e krimit.

Avokati kërkoi që klientit t’i njihej përgjegjësi penale e reduktuar, duke iu referuar një çrregullimi psikik të diagnostikuar. Sipas tij, 40-vjeçari vazhdonte të merrte medikamente edhe gjatë qëndrimit në burg.

Megjithatë, prokurorja kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese dhe shpalljen e tij fajtor për vrasje me dashje, në gjendje të qetë shpirtërore.

Gjykata pranoi qëndrimin e akuzës dhe nuk njohu rrethana lehtësuese për të pandehurin.

Në sallën e gjyqit ishin edhe katër fëmijët e çiftit, të cilët nuk u thirrën për të dëshmuar gjatë procesit.

Previous Post

Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

Vrau bashkëshorten në Greqi në sy të katër fëmijëve, burg përjetë për shqiptarin

November 25, 2026
Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë, dyshimet

November 25, 2026
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

November 25, 2026
Horoskopi për sot, 24 tetor 2026: Çfarë rezervojnë yjet për dashurinë, karrierën dhe financat

Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 25 nëntor 2026

November 25, 2026
Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

Ligji i ri në Australi/ Gjoba miliardëshe për Google, Meta dhe TikTok

November 24, 2026
Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

Kosovë/ Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë

November 24, 2026
‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

‘NATO 3.0’, plani i ri i SHBA-së: Evropa të marrë përsipër mbrojtjen e saj, Uashingtoni zhvendos fokusin drejt…

November 24, 2026
Buxheti 2027 sipas ekspertëve: Çfarë fshihet pas shifrave të qeverisë?

Buxheti 2027 sipas ekspertëve: Çfarë fshihet pas shifrave të qeverisë?

November 24, 2026
Tjetër sulm kibernetik ndaj CIA-s/ Ekspozohen informacione të paklasifikuara

Tjetër sulm kibernetik ndaj CIA-s/ Ekspozohen informacione të paklasifikuara

November 24, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL