Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshimi se nisi nga një kosh mbeturinash (VIDEO)
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Si rrjedhojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht flakët kanë përfshirë një kosh mbeturinash, i cili ndodhej në hapësirën publike. Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar pranë koshave, duke bërë që edhe makina të përfshihej nga flakët.
Ende nuk dihet nëse objektivi i personave që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin kanë qenë koshat e mbeturinave apo nëse automjeti është djegur si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, duke nisur nga koshi i mbeturinave.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ndërsa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth. Këto pamje pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve në zonë dhe identifikimin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e dëmeve materiale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, është djegur pjesërisht një automjet tip “Toyota”, në pronësi të një kompanie.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në një kosh plastik mbeturinash dhe më pas ka përfshirë automjetin e parkuar pranë tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë, Brukseli optimist për udhëheqjen e re
Infarkti dhe goditja në tru mund të paralajmërohen deri në 30 vite më herët
- 09:33 Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
- 09:25 Irani: Jemi të përgatitur t’i rezistojmë bllokadës detare amerikane
- 09:24 Gjermania në gatishmëri për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane, Berlini mbledh zyrtarët e lartë
- 09:11 Gjigandi teknologjik, Huawei shpallet fajtor për vjedhjen e sekreteve tregtare
- 09:07 A e humbi Yamal ndeshjen për të luajtur GTA VI? Moment gazmor në konferencën e Barcelonës (VIDEO)
- 08:55 Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi, humbin jetën 5 anëtarët e bordit (VIDEO)