
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” në Vlorë, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në një kosh mbeturinash pranë makinës dhe më pas është përhapur edhe te automjeti.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa ende nuk dihet nëse objektiv kanë qenë koshat apo makina.
Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për identifikimin e personave përgjegjës.