Festimi polemizues i Noa Lang, vijon përplasja me publikun napoletan
25/11/2026 09:42
Noa Lang bëhet sërish objekt diskutimi. Sulmuesi holandez shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 të Napolit në ndeshjen me Manchester City në Etihad Stadium.
Pasi shënoi golin Lang e lëshoi veten dhe bëri një festim, dukshëm polemizues. Lang fillimisht imitoi me dorë gjestin e thashethemeve për të vënë më oas një gisht përpara gojës në atë që dukej një ftesë për të heshtur.
Një skenë kjo që nuk mbeti pa u vënë re dhe që ka ndezi diskutimet, sidomos pas tensioneve të kohëve të fundit që kanë shpërthyer mes futbollistit dhe një pjese të tifozerisë së Napolit.
Top Channel