Top Channel/ Digjet makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave
25/11/2026 09:40
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.