Rinderknech i ka mohuar akuzat, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis (ITIA) po heton rastin.

“Jam në dijeni të raportimeve lidhur me pretendimin se kam refuzuar t’i nënshtrohem një testi antidoping. E kam njoftuar tashmë ITIA-n se i mohoj këto akuza dhe kam kërkuar që çështja të rishqyrtohet dhe të zgjidhet nga një tribunal i pavarur. Do t’u ofroj të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me situatën”, deklaroi Rinderknech.

Tenisti, i cili aktualisht renditet në vendin e 57-të në botë, ka bërë të ditur se për këtë çështje ishte njoftuar që në muajin shtator.

Ai theksoi se nuk ka përdorur kurrë asnjë substancë të ndaluar dhe se është krenar për arritjet e tij sportive.

Tenisti 31-vjeçar renditjen më të mirë në karrierë e arriti në muajin maj, kur u ngjit në vendin e 24-t në listën ATP.