Transportonin fishekzjarre të kontrabanduar në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Procedohet bashkëpunëtori
Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi u kap duke transportuar me automjet kuti me fishekzjarrë të kontrabanduar, me qëllim shitjen.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Reald Bumja, 25 vjeç, si dhe u procedua penalisht F. A., 21 vjeç, bashkëpunëtor me 25-vjeçarin.
Ndërkohë, u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë që u gjetën në automjetin dhe banesën e të arrestuarit, si dhe automjeti dhe celulari i tij.
2 shtetasit u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, duke transportuar me 2 automjete, dyshohet për llogari të 25-vjeçarit, kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar. Lënda piroteknike nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës të blerjes dhe shtetasit nuk ishin të licencuar për shitjen e saj.
Më tej, nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën kuti të tjera me lëndë piroteknike. Hetimet dhe kontrollet vijojnë për të evidentuar dhe goditur raste të tjera në këtë fushë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshimi se nisi nga një kosh mbeturinash (VIDEO)
Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë, Brukseli optimist për udhëheqjen e re
- 10:11 Jordania dënon me vdekje një person për akte terroriste pasi vrau një oficer
- 09:53 Belgjika hap fabrikën më të madhe të satelitëve në Evropë, synon të rivalizojë Starlink
- 09:47 Grevë e përgjithshme e profesionistëve dhe sektorit publik në Greqi
- 09:46 Zbulohet shkaku i bllokimit të trafikut ajror në SHBA, një defekt teknik në një pajisje rrjeti paralizoi sistemin
- 09:33 Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
- 09:29 Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshimi se nisi nga një kosh mbeturinash (VIDEO)