Interi dhe Shtutgarti përballen në një moment të ndryshëm të ecurisë së tyre në Champions League. Skuadra italiane ka lënë pas një nisje zhgënjyese të kompeticionit dhe synon të marrë fitoren e tretë radhazi, ndërsa gjermanët kërkojnë të ndërpresin serinë negative pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit europiane.
Zikaltrit vijnë pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Atalantës, ku u ndëshkuan në minutat e fundit me një penallti. Ky rezultat i la tri pikë pas Lazios kryesuese në Serie A. Megjithatë, ekipi i Cristian Chivu po kalon një periudhë të mirë, me gjashtë fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Në Champions, Interi ka regjistruar dy fitore radhazi pa pësuar gol, duke u rikthyer pas dy humbjeve në start.
Në krahun tjetër, Shtutgarti barazoi pa gola me Schalke në fundjavë. Skuadra e Sebastian Hoeness ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, por në Champions vjen pas disfatës 0-2 ndaj Galatasaray-t. Kështu, gjermanët kanë mbetur pa fitore në dy takimet e fundit europiane, pasi kishin triumfuar në dy të parat.
Interi ka një bilanc pozitiv në përballjet e fundit me skuadrat gjermane, duke qenë i pamposhtur në tri ndeshjet e fundit të Championsit ndaj tyre. Shtutgarti, ndërkohë, ka fituar vetëm një nga nëntë transfertat e fundit kundër ekipeve italiane.
Një vëmendje e veçantë do të jetë te Lautaro Martinez, i cili u rikthye nga dëmtimi në fundjavë dhe mund të synojë një vend në formacion. Për Shtutgartin, Deniz Undav mbetet një nga lojtarët kryesorë, me një gol dhe dy asistime në këtë edicion të Champions-it.
Interi ka shqetësime për Hakan Çalhanoglu, i cili u largua i dëmtuar në ndeshjen e fundit, ndërsa Piotr Zielinski mungoi plotësisht. Te Shtutgarti, Luca Jaquez nuk ishte i disponueshëm në takimin e fundjavës.
© SYRI.net
Barcelona favorite ndaj Sabah në transfertën më të largët të saj
Bayern kërkon fitoren për kualifikimin direkt, Lille synon daljen nga kriza në Champions
PSG kërkon fitoren e pestë radhazi në Champions, Roma përballet me një transfertë të vështirë në ParisBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: