Gjatë ligjëratës u trajtuan tema me rëndësi që ndërlidhen me mbrojtjen, sigurinë dhe zhvillimet institucionale në Republikën e Kosovës, duke ofruar një perspektivë mbi rolin e institucioneve të sigurisë dhe rëndësinë e tyre për vendin.

Takimi u shndërrua në një mundësi të vlefshme për studentët dhe stafin e UNI-t që të dëgjojnë nga afër perspektivat e Ministrit Maqedonci, të diskutojnë mbi çështje me interes kombëtar dhe të shkëmbejnë ide rreth zhvillimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Organizimi i kësaj ligjërate në prag të 28 Nëntorit i kushtohet rëndësisë historike të kësaj date dhe vlerave të lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë.

Përmes aktiviteteve të tilla, UNI vazhdon të ndërthurë edukimin akademik me zhvillimet institucionale dhe shoqërore, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mundësi të reja për studentët.

Apliko tani: UNI - Universum International College

Email: [email protected]

Viber & WhatsApp: +383 44 144 062