Euroleague, sonte Olympiacos - Hapoel Tel Aviv ; Real Madrid - Zalgiris
Lideri i Euroleagues , Olympiacos nuk pritet të ketë punë të lehtë në ndeshjen e sontme ndaj Hapoel Tel Aviv.
Skuadra kampione e Evropës synon triumfin e 11 sezonal me të cilin do të shkëputeshin në krye të renditjes tabelare në Euroleague.
Ndeshja Olympiacos - Hapoel Tel Aviv zhvillohet në Athinë dhe nis në ora 20:15.
Paraprakisht nga ora 17:00 Dubai është nikoqire e Partizanit derisa në programin e sontëm të xhiros së 14 në Euroleague zhvillohen edhe ndeshjet Saski Baskonia - Anadolu Efes (20:30) dhe Real Madrid - Zalgiris Kaunas (20:45).















