Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” të Vlorës, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në një kosh mbeturinash dhe më pas është përhapur me shpejtësi te makina e parkuar pranë tij. Sipas dyshimeve të para mendohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, por mbetet ende e paqartë nëse shënjestra e autorëve kanë qenë koshat e mbeturinave apo vetë automjeti. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth për të identifikuar autorët. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar lidhur me ngjarjen.