Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një 21-vjecar është proceduar në gjendje të lirë për transportim dhe tregtim të fishekzjarrëve të kontrabanduar. Dy të rinjtë u ndaluan në rrugën ‘7 nëntori’ në kryeqytet, ku me dy automjete po transportonin kuti me lëndë piroteknike, pa dokumentacionin përkatës dhe pa licencë për shitje. Aty u krye edhe arrestimi i 25 vjeçarit, që kishte rolin e organizatorit dhe u procedua bashkëpunëtori 21 vjecar. Më pas policia ushtroi kontrolle në banesën e 25-vjeçarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë, si dhe automjeti dhe celulari i tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, ndërkohë që bëhet e ditur se hetimet dhe kontrollet për të goditur raste të tjera vijojnë.