Ish-deputeti i PS Alqi Bllako është paraqitur sot në GJKKO.

Siç shihet nga pamjet, Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve. Pasi gjykata konstatoi se koha e vuajtur në paraburgim që nga data 9 dhjetor 2023 ishte më e madhe se masa e dënimit, vendosi të shuajë masën “arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e tij.

Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: